Vlerësim për fituesit e Olimpiadave shkencore në Qarkun e Vlorës

Në datën 6 mars në ambientet e Shkollës Jopublike “PERLA” u zhvillua 
ceremonia e dhënies së çmimeve për fituesit e Olimpiadave Shkencore në 
Qarkun e Vlorës, organizuar nga DAR Vlorë.
Në këtë ceremoni, e cila u zhvillua në praninë e nxënësve nga të gjitha shkollat e qytetit, 
prindërve, mësuesve, etj ishin të ftuar edhe autoritetet vendore, si 
Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, znj. Alushi, anëtarë të 
pushtetit vendor, drejtues të Drejtorisë Arsimore Rajonale- Vlorë, 
drejtoresha e DAR Vlorë, Albana Hodaj, mësues të nderuar tëqytetit të 
Vlorës, etj.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministria 
Mirela Harito, si edhe këshilltari i kryeministrit Edi Rama, për çëshjet
 e integrimit kulturor në BE, Fate Velaj.
Zonja Harito, zoti Velaj, 
zonja Hodaj dhe zonja Alushi, Presidenti i Shkollës PERLA,zoti Petrit 
Golemi, etj, kanë shpërndarë çertifikatat dhe medaljet për fituesit e 
Olimpiadave shkencore.
Ceremonia u shoqërua edhe me një program artistik nga Qendra e Fëmijëve.