Pritet shpallja e datave te Aplikimeve A2, ku per Vloren do te kete dite te veçante.
Per tu ardhur ne ndihme maturanteve ne lidhje me APLIKIMIN A2, theksojme faktin se duhet bere paraprakisht llogaritja e pikeve per deget e ndryshme te studimit per te cilat ata aspirojne te perzgjedhin gjate aplikimit A2.
Bazuar ne koeficientat e shkolles si dhe koeficientat e lendeve me zgjedhje, llogaritja e pikeve behet si me poshte:
Shënojmë me M, D1, D2, Z1, Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje
Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga IALP (eshte ne faqen akp.gov.al, mund ti shkarkoni edhe ne linkun ne fund te njoftimit)
Shënojmë me F1,F2, koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga IALP (edhe keto jane ne faqen e akp.gov.al, por mund ti shkarkoni edhe ne linkun ne fund te njoftimit)
Llogaritja e shumës E të pikëve të maturantit, kur maturanti jep 2 provime me zgjedhje me formulën:
E2=(0.2 *(M+D1+D2)* K + 0.4 * (Z1 * F1+Z2 * F2):2) * 100 * 5 ( shenja * tregon shumezimin se keni bere dhe programim jo per gje)
Ja nje shembull konkret:
Hapim skedarin Koeficientet e shkollave ne Excel
gjejme Universitetin e deshiruar, pastaj Fakultetin dhe ne krah te tij edhe degen e preferuar.
spostohemi djathtas ne kolonen Lloji i shkolles ku lexojme koeficientin per opsionin GJIMNAZI DREJTIMI I PERGJITHSHEM (keshtu e ka shkolla jone)
p.sh. per UNIVERSITETIN E TIRANËS, FAKULTETI HISTORI – FILOLOGJI, DEGA HISTORI; koeficienti i shkolles eshte
K=1.4
Supozojme se nxenesi e ka vleren e pikeve mesatare te tre viteve
M= 7.98
Ne provimin e detyruar te Letersise ka marre noten:
D1=7.70
Ne provimin e detyruar te Matematikes ka marre noten:
D2=8.34
Gjithashtu ne dy provimet me zgjedhje ka marre notat:
Z1=9.50, si dhe Z2=6.68
Hap skedarin Koeficientet e lendeve dhe ne menyre te ngjashme me skedarin e koeficienteve te shkollave lexon koeficientet e e lendeve Z1 dhe Z2 per degen e preferuar
F1=1.3 dhe F2=1.3
Atehere shuma e pikeve e llogaritur per kete dege studimi do te ishte
E2=(0.2*(7.98+7.70+8.34) * 1.4+0.4 * (9.50 * 1.3 + 6.68 * 1.3):2) * 100 * 5
E2 = 5466 pike.
( I njejti proces kryhet per dege te tjera studimi shuma e pikeve del e ndryshme ne varesi te deges)
Per ti llogaritur vete piket shkarkoni dy skedaret e koeficienteve ne lidhjet me poshte: