Udhezime per Aplikimin A2 per maturantet ne faqen UALBANIA

Me poshte keni mundesi te shkarkoni te plote Manualin Shpjegues të Portalit ualbania për maturantët.

Shkarko manualin duke klikuar KETU.

Tregohuni te kujdesshem dhe te vemendshem !!!

Lexojeni manualin plotesisht dhe rilexojeni per çdo paqartesi.

Po theksoj hapin me te afert te cilin duhet te ndiqni keto 2-3 dite (Pagesen e fatures per regjistrim ne Aplikimin A2):

Per hyrjen ne faqen UALBANIA ju duhen keto te dhena:

  1. ID e Matures
  2. Numri personal i kartes se identitetit

Pasi te jeni loguar ne adresen: https://a2.ualbania.arsimi.gov.al/login/student/  do tu shfaqen keto seksione:

a) Seksioni i informacioneve personale

b) Seksioni i faturës

c) Seksioni i aplikimit

Ju keni pune tek seksioni i dyte i fatures. Në seskionin e faturës, do mund të shkarkoni faturën për arkëtim, me të cilën do kryeni pagesën në bankë.

Bëni kujdes, fatura përmban një kod 6-shifror unik (kodi i aplikimit), i cili gjenerohet për çdo faturë. Ky kod do ju duhet për të konfirmuar pagesën pranë mbikqyrësit të shkollës, dhe për të përfunduar plotësimin e preferencave. • Çdo herë që klikoni butonin “Printo një kopje të faturës”, do gjenerohet një kod i ri 6-shifror.

Klikoni mbi butonin Printo një kopje të Faturës, me te cilen do te paraqiteni ne Banke. Pasi të keni kryer pagesën, paraqituni pjesën e poshtme të faturës (të ngjyrosur  me bojëqielli) dhe me mandatin e pagesës tek mbikqyrësi i shkollës suaj, për të konfirmuar pagesën në sistem.

KUJDES, Mund të konfirmoni pagesën vetëm kodin e faturës me të cilën e keni kryer pagesën në bankë!!!!