Aplikimi per zgjedhjen e 10 degeve tuaja te preferuara duke plotesuar Formularin A2 do te kryhet ne datat 30 Korrik – 4 gusht 2018, per kete do te informoheni nga sekretaria e shkolles.
Ne lidhje me faturen e gjeneruar dhe printuar nga sistemi beni kujdes per ceshtjet e meposhtme:
Kopja e Faturës përmban një kod numerik (6 shifror) i cili do të përdoret nga mbikqyrësi për konfirmimin e pagesës. Ky numër do ju kërkohet dhe për të përfunduar proçesin e aplikimit.
Ruani faturen e printuar me te cilen keni bere pagesen ne banke. Riprintimi i faturës ndryshon kodin numerik, dhe kodi i faturës së mëparëshme çaktivizohet.
Statusi i aplikimit mund te jetë në gjëndje Jo Aktiv : Ju nuk keni konfirmuar ende pagesën pranë mbikqyrësit në shkollën tuaj.
Statusi i aplikimit mund te jetë në gjëndje Aktiv : Ju keni të drejtë të plotësoni preferencat tuaja. Kujdes! Aplikimi nuk është përfundimtar dhe nuk do të merret parasysh.
Statusi i aplikimit mund te jetë në gjëndje Përfunduar : Ju keni dërguar aplikimin tuaj përfundimtar dhe nuk mund ti riktheheni sërisht.Ju mund të printoni aplikimin e kryer.
Aplikimi do të quhet i përfunduar pasi të jetë konfirmuar me “Kodin e Konfirmimit të pagesës”.
Ne lidhje me kriteret e mesatareve beni kujdes per ceshtjet e meposhtme:
Për mesatare nën 6, ju keni të drejtë të aplikoni vetëm për programet e studimit 2-vjeçare.
Për mesatare mbi 6 dhe nën 7, ju keni të drejtë të aplikoni në të gjitha programet me përjashtim të programeve të mësuesisë (sipas VKM nr. 216, datë 20.04.2018) dhe programeve të Univeristetit të Mjekësisë.
Për mesatare mbi 7 dhe nen 7.5 ju keni të drejtë të aplikoni në të gjithë programet e studimit, me përjashtim të programeve të Universitetit të Mjekësisë.
Për mesatare mbi 7,5 dhe nen 8.5 ju keni të drejtë të aplikoni në të gjithë programet e studimit, me përjashtim të programeve të Fakultetit të Mjekësisë.
Për mesatare mbi 8,5 ju keni të drejtë të aplikoni në të gjithë programet e studimit.