Perpara se te plotesoni Formularin A1 duhet te kryhet regjistrimi ne Portalin qeveritar E-Albania, ne adresen web: https://e-albania.al/ .
Per tu sqaruar ne lidhje me hapat e regjistrimit ne Portalin E-Albania si dhe aplikimit per Formularin A1, shkarkoni materialin e Udhezimit duke klikuar ketu.
KUJDES!!! RUANI ME FANATIZEM NE NJE VEND TE SIGURT KREDENCIALET (PASSWORDIN) I CILI DO T’JU DUHEN ME VONE!!!
Per plotesimin me sukses te formularit A1 te Matures Shteterore 2018, duhen patur parasysh keto çeshtje kryesore:
- Nxenesit terheqin modelin e dokumentit ku plotesojne lendet e provimeve me zgjedhje Z1 dhe Z2. Kete dokument nxenesit e plotesojne bashke me prinderit dhe e sjellin ne shkolle me vete, diten e hene, ne daten 19.03.2018. Per cdo te papritur mund ta shkarkoni kete dokument duke klikuar ketu.
- Nxenesit paraqiten diten e hene, ne daten 19.03.2018, ku se bashku me formularin e plotesuar dhe te firmosur nga nxenesi dhe prindi edhe me keto dokumenta e materiale:
1. Karten ID ose Pasaporten Biometrike.
2. Nje celular funksional qe e dorezojne ne sekretari.
3. Nje adrese email te vlefshme. - Per zgjedhjen e lendeve te provimeve me zgjedhje Z1 dhe Z2, nxenesit bashke me prinderit fillimisht eshte mire te konturojne 10 deget e tyre te preferuara, per te cilat ne faqen web http://ualbania.arsimi.gov.al futen dhe konsultojne peshen dhe vleresimin e lendeve me zgjedhje ne ato dege qe ata preferojne. Per kete vizitojne faqet e universiteteve duke mbajtur shenim kerkesat e tyre.
- Kujdes shuma e krediteve te dy lendeve me zgjedhje nuk duhet te jete me e vogel se 8.
- Per te konsultuar materiale te tjera shtese ne lidhje me MSH 2018 mund te perdorni edhe adresat e meposhtme:
– http://www.arsimi.gov.al
– http://akp.gov.al
– https://www.gjimnazi-perla.edu.al - Per tu qartesuar ne lidhje me proceduren e regjistrimit ne Portalin qeveritar dhe plotesimin e Formularit A1 mund te shikoni videon e meposhtme:
- Per çdo paqartesi komunikoni edhe me sekretarine mesimore te shkolles Jopublike Perla.