Trajnime

Stafi i shkollës PERLA ka kryer sot trajnimin e radhës për zhvillimin e mësimit online në një platformë të unifikuar, për nxënësit e mësuesit, tashmë jo nga shtëpitë, por nga ambientet e shkollës.
Trajnimi bëhet me synim përfshirjen e maturantëve në mënyrë aktive në parapërgatitjen për provimet e Maturës Shtetërore deri në rikthimin e tyre në 18 maj në bangat e shkollës!
Trajnimi kishte si qëllim edhe parapërgatitjen për vijimësinë e mësimit online edhe për të gjitha nivelet e tjera shkollore nga klasa e parë deri në klasën e njëmbëdhjetë!

Mësimi online do të zhvillohet nga ambientet e shkollës, edhe për qëllimin e mbështetjes psikologjike të maturantëve në përgatitjen për provimet e Maturës, por edhe për mbështetjen psikologjike të nxënësve të klasave të ndërmjetme, që të ndiejnë praninë dhe mbështetjen e shkollës në këtë situatë të vështirë!