Mesimi

Në shkollën tonë janë diplomuar 16 breza maturantësh. Diplomimi në këtë shkollë është bazë dhe pikënisje drejt një karriere të suksesshme sepse falë punës këmbëngulëse e të palodhur të stafit mësimor, përvetësimi i njohurive si dhe  rezultatet në P.M.SH kanë qënë shumë të mira.

Shtyllat ku mbështeten këto arritje.

  • Kontroll sistematik i përvetësimit të programit mësimor.
  • Konsultime të organizuara sipas një grafiku në përputhje me interesat e vet nxënësve e ecurisë së tyre.
  • Dhënia e materialeve ndihmëse për punë të pavarur.
  • Orientim i kujdesshëm dhe nxitje e vazhdueshme për nxënësit tanë mbështetur në prirjet individuale të secilit.
  • Këshillim karriere për studimet universiatre.
  • Bashkëpunim me universitetet e ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë.Informimi në kohë i prindërive për ecurinë mësimore të fëmijëve të tyre.
  • Të diplomuarit  e shkollës  PERLA studiojnë në Universitetet më në zë brenda dhe jashtë vendit, duke u renditur ndër studentët më të mirë të exselencës shqiptare.

Dy nga maturantët e shkollës sonë kanë fituar “Medaljen e  Artë”
E konkretisht :

Manushaqe Muço ( studjuar në shkollën tonë 2005-2009)
Për arritje të shkëlqyera në Maturën Shtetërore 2009 u vlerësua me “Medaljen e Artë”.Diplomuar në Universitetin MIT U.S.A

Geri Leskaj ( studjuar në shkollën tonë 2011-2013)
Për arritje të shkëlqyera nëMaturën Shtetërore 2013 u vlerësua me “Medaljen e Artë”. Vijon studimet në UT, dega Mjekësi.

       Dy nga maturantet e shkëlqyera të shkollës sonë të cilat përfundojnë këtë vit ( 2018 – 2019) shkollën e mesme,fitojnë të dyja bursë në Universitetin MIT në U.S.A 
dhe konkretisht janë:

Aleksia Kolo  ( 2018-2019), fiton bursë në Universitetin MIT – Boston -U.S.A

Seli Lulaj ( 2018-2019), fiton bursë në Universitetin MIT – Boston -U.S.A

Këto arritje pasqyrojnë punën e palodhur dhe përgjegjësinë e mësuesve të përkushtuar të shkollës sonë në përmbushjen e misionit, edukimin e brezave me dije e vlera të larta shkencore.

      Mesimi Online

       Ne nje periudhe te veshtire per te gjithe, shkolla jone vazhdon me impenjim maksimal te zhvilloje mesimin online per nxenesit e saj.

Rikthimi i maturanteve pas periudhes se pandemise.

Disa regulla per maturantet te cilet do te zhvillojne keto jave mesimin ne ambjentet e shkolles.