Aktivitete & Veprimtari

BOTA E FEMIJEVE ESHTE E MBUSHUR PLOT NGJYRA

COVID-19 është një virus, i cili na detyroi të izolohemi, të shkëputemi nga jeta jonë sociale dhe të distancohemi me familjen tonë. Ata që e kanë përjetuar më së shumti janë nxënësit e shkollave, të cilëve u mungon jeta shkollore. Sigurisht, ata vijojnë të studiojnë, përmes mësimit virtual, por gjithsesi ekrani i një kompjuteri nuk mund të zëvendësojë gjithçka që shkolla mund të ofrojë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë dhe të pranojnëse çfarë ndodh me ndryshimin e rutinës së tyre, e kanë të vështirë të rrinë të izoluar vetëm në ambiente të mbyllura pa patur mundësi për të ndërvepruar me botën jashtë. 

Më shumë se kurrë ata dhe prindërit e tyre e kanë të nevojshme mbështetjen e shkollës dhe të mësuesve  për të qenë pranë tyre dhe për t’i bërë për ta këto ditë më të lehta.

Një rol kryesor në mbështetje të fëmijëve në programin “Mësojmë nga shtëpia” ka mësuesi.

Dhe mësuesit e shkollë sonë punuan me dashuri e përkushtim me ta në këto drejtime: – I rëndësishëm është komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit për orientimin dhe ndihmuar fëmijët në detyrat dhe mbi programin “Mësojmë nga shtëpia”.

– Të shmangim informacionin dhe detyrat e tepërta! Mësimi nëpërmjet lojës! Temave sa më të thjeshta në përshtatje me aftësitë dhe mundësitë e fëmijës!
– Të nxitim fëmijët për të qenë aktivë. Nëpërmjet ushtrimeve të thjeshta gjimnastikore apo kërcimeve me muzikën e preferuar.
– Të përsërisim njohuritë e marra më parë (në shkollë).
– Të japim dhe të marrim sa më shumë dashuri! Fëmijët kanë më shumë nevojë të jemi bashkë në situatën që po kalojmë!
Në kohë vështirësie, nxënësit e shkollës “PERLA”, vijnë më mesazhe sensibilizuese dhe mirënjohëse për mësuesit dhe prindërit e tyre nëpërmjet punimeve e projekteve të tyre të bukura e plot ngjyra.

Femijet gjate pandemise

DITA E GJUHEVE TE HUAJA

Ne daten 26 shtator,Diten Europiane te Gjuheve te Huaja, ne shkollen Jopublike “Perla” u organizua nje aktivitet me pjesemarrjen e nxenesve. Ne kete aktivitet nxenesit deshmuan njohurite e tyre te shkelqyera ne gjuhet e huaja, qe zhvillohen ne shkolle, por dhe te gjuheve te tjera qe ata njohin. Nxenesit recituan, lexuan dhe interpretuan ne anglisht, italisht e gjermanisht. Po ashtu, nxenesit dhane edhe nje koncert te bukur me kenge te huaja dhe kercime. Mesuesit e gjuheve te huaja theksuan rendesine e gjuheve te huaja ne jeten tone, nderkohe qe nxenesiet e pasuruan aktivitetin me postera e slide interaktive, te cilat shfaqeshin ne videoprojektor. Aktiviteti u realizua nga nxenesit e mesuesit dhe me mbeshtetjen e ndihmen e presidences dhe dy drejtorive te shkolles sone.

SUKSESE!

Dita e gjuheve te huaja

AKTIVITETE SPORTIVE

VIZITORE TE SHKOLLES “PERLA”

ZILJA E FUNDIT

ORE MESIMORE NE LABORATORE, PALESTER E BIBLIOTEKE

KESHILLIM KARRIERE