Detyrat e nxenesit

Rregullorja e Brendshme e shkolles kerkon nxenesve që të:

  1. Vijnë në shkollë në orën 7.45 min
  2. Nxënësit me transport vijnë në shkollë në çastin që i sjellin makinat.
  3. Pas orës 8.00, pa paraqitur arsye të forta, asnjë nxënës nuk mund të pranohet në mësim. Pranimi i tyre mund të bëhet nga mësuesi kujdestar në bashkëpunim me sekretarinë e shkollës dhe mësuesin dezhurn. Në këtë rast sekretaria njofton me telefon prindërit e nxënësit.
  4. Duhet të mbajnë çdo ditë të rregullt, të padeformuar uniformën shkollore.
  5. Nuk duhet të dalin nga klasa në pushimet e vogla.
  6. Duhet të mbajnë pastër klasën dhe ambientet e tjera të shkollës.
  7. Nuk mund të mbajnë celular në shkollë, në rast të kundërt celulari bllokohet nga shkolla dhe në rast përsëritjeje mund të merren edhe masa disiplinore. Çdo shërbim telefonik mbulohet nga shkolla.
  8. Nuk mund të mbajnë në shkollë çizme, byzylykë apo varëse etj. që deformojnë uniformën shkollore.
  9. Nuk duhet të mbajnë nëpër çanta lekë apo sende të tjera me vlerë. Ato duhen dorëzuar për ruajtje në sekretarinë e shkollës.
  10. Në orën e mësimit të Edukatës fizike, nxënësit marrin pjesë me uniformën e miratuar të shkollës. Nxënësit me raport mjekësor marrin pjesë në mësim sipas porosive të mësuesve dhe rekomandimeve të mjekut.
  11. Nxënësit që dëmtojnë bazën materiale të shkollës e zhdëmtojnë atë sipas rregullave në fuqi, induvidualisht apo edhe kolektivisht, kur nuk gjendet fajtori brenda klasës.

DREJTORI   Leka Skendaj                                                                                       PRESIDENTI   Petrit Golemaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blue Captcha Image
Refresh

*