Ambasadori amerikan, Donald Lu takohet me nxënësit e PERLËS Ambasadori Donald Lu dhe Shefja e Marrëdhënieve me Publikun e kësaj ambasade,Valerie O’Brien në datën 31 mars kanë vizituar Këndin Amerikan në Vlorë dhe janë takuar me nxënës të shkollave të mesme të qytetit. Në këtë takim merrnin pjesë edhe 17 nxënës të shkollës PERLA. Ambasadori Lu dhe nxënësit kanë biseduar mbi udhëheqjen rinore dhe pjesëmarrjen civile në jetën e vendit. Nxënësit i kanë drejtuar pyetje ambasadorit amerikan dhe u janë përgjigjur pyetjeve të tij, në lidhje me jetën, pjesëmarrjen në shoqërinë civile, korrupsionin, problemet e qytetit dhe të rinisë, etj. Ambasadori i ka falenderuar nxënësit për pjesëmarrjen e tyre dhe i ka falenderuar për pjekurinë, inteligjencën dhe përgatitjen që ata kanë treguar në çështjet që janë diskutuar.