Aktivitete per vitin shkollor 2013-2014

SENATI KËTË VIT SHKOLLOR U DALLUA PËR NJË BASHKËPUNIM FRYTDHËNËS ME DREJTORINË E SHKOLLES, ME SENATORET E ÇDO KLASE SI DHE MËSUESIT KUJDESTAR.

Një kontribut të veçantë ka dhënë presidentja e senatit Megi Kasemi.

Disa prej aktiviteteve që u zhvilluan gjatë këtij viti janë:

Koncert festiv me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. 28 Nëntor 2013, konkurs ese-je, fitues u shpallen maturantët Ansel Nika dhe Ujeza Doshlani.

Aktivitet me nxënësit ekselent në Tiranë, të ftuar nga kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle, në një kuvendim mbi Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Shkolla jonë u përfaqësua nga 23 nxënës të shkëlqyer.

Festim i Vitit të Ri sipas klasave në ambjente të ndryshme, dhjetor 2014.

Ekskursion mësimor-turistik në Janinë me klasat XII, maj 2014.

Ekskursion me nxënësit ekselent, fituesit e olimpiadave, senatorë dhe aktivistë të dalluar nga klasat VI-XII drejt brigjeve të Karaburunit, qershor 2014.

Zilja e Fundit, maj 2014.

Aktiviteti: Mbrëmja festive e maturantëve, qershor 2014.

Aktiviteti :Ceremonia e diplomimit të maturantëve, 23 qershor 2014.

Aktiviteti i organizuar nga DREJTORIA ARSIMORE VLORË: Parakalim i maturantëve të qytetit të Vlorës nga Sheshi i Flamurit drejt Pedonales.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme Ministre e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla, ndërkohë u vlerësuan me çertifikata maturantët më të mirë të këtij viti shkollor.

Nga shkolla jonë u vlerësuan këta maturantë për mesataret më të larta në tri vite studimi në gjimnaz: Megi Kasemi, Atemisa Axhushi, Freja Petritaj, Andi Marku, Monika Hodaj, Xhordan Petritaj.