Konsolidohet më tej Cikli 9-vjeçar

Shkolla “PERLA” u liçensua për aktivitetin e ciklit 9- vjeçar më 02.12.2010.

Pas një përvojë pune të suksesshme prej 10 vitesh në ciklin parauniversitar, Bordi drejtues i shkollës “Perla”, vendosi të aplikojë përvojën disa vjeçare edhe në ciklin 9-vjeçar. Baza materiale e shkollës shërbeu si themel për ecurinë e menjëhershme, për rritjen, përsosjen cilësore dhe zgjerimin në numër nxënësish e staf pedagogjik. Në fillimet e punës stafi përbëhej nga 15 mësues dhe 22 nxënës, sot në këtë cikël studiojnë 81 nxënës. Shkolla “Perla” cilësohet si krenaria e arsimit në qytetin e Vlorës. Shkolla e nxënësve të talentuar dhe e kampionëve të trofeve.

Në ciklin 9-vjeçar respektohet kurrikula bazë miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
Karakteristikat e kurrikulës së re për ciklin 9-vjeçar janë:
Kurrikul bërthamë dhe kurrikul me zgjedhje.
Kurrikula synon drejt të menduarit kritik dhe atij krijues, menaxhim informacioni, aftësi e të punuarit në grup.

Si gjuhë e huaj e parë është gjuha angleze me 2 orë në javë për klasat VI,VII dhe 3 orë në javë për klasat VIII,IX. Lëndë me zgjedhje janë gjuha italiane për klasat VI,VII dhe gjuha gjermane për klasat VIII,IX me 1 orë në javë.
Ofrojmë:
Standarde Europiane të mësimdhënies me teknika efektive.
Staf i përkushtuar për t’iu përgjigjur standardeve të reja të mësimdhënies me kërkesat e reja të shoqërisë së sotme.
Staf pedagogjik i kualifikuar, të pranishëm në problemet e përditshme të nxënësve, nxitës të aftësive shkencore e kulturore të nxënësve.
Ambiente komode për studim.
Hapësira çlodhëse të bollshme dhe të gjelbëruara.
Bibliotekë të pasuruar ndër vite me autorë të huaj dhe shqiptarë.
Shërbim interneti i orientuar në përputhje me programin mësimor.DSC06828
Laboratorë dhe kabinete funksionalë, ku nxënësit zbatojnë praktikisht njohuritë lëndore.
Gjuhë të huaja të tjera që ndiqen ditën e shtunë si: Frëngjisht, italisht, gjermanisht.
Kontakte të vazhdueshme me prindërit për ti informuar ata për çdo ngjarje në lidhje me fëmijën.
ARRITJET E CIKLIT 9-VJECAR VITI SHKOLLOR 2013-2014
Klasa VI KALUESHMËRI 100% CILËSI 9.7
Klasa VII KALUESHMËRI 100% CILËSI 8.9
Klasa VIII KALUESHMËRI 100% CILËSI 9.1
Klasa IX KALUESHMËRI 100% CILËSI 9.5
PROVIMET E LIRIMIT: GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA CILËSI 8.25 MATEMATIKA CILËSI 8.72

DSC05715

Shkolla jonë këtë vit mësimor ka organizuar disa aktivitete:
Koncert festiv me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ekspozitë me punimet më të mira në vizatim, me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Koncert festiv me rastin e Vitit të Ri 2014.
Aktivitete bamirësie dhe humane në bashkëpunim me “KRYQIN E KUQ SHQIPTAR”, qershor 2014.
Shërbim komunitar në ndihmë të familjeve në nevojë në shkollën e fëmijëve me PML. Nxënësit i ndihmuan këta fëmijë me libra artistik, me produkte ushqimore e detergjentë, nëntor 2013.

TROFE TE FITUAR NE VITIN SHKOLLOR 2013-2014
Paola Alliu
Klasa VIII, vendi i parë në konkursin e piktures më 26.11.2013, Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë.
Paola Sadiraj
Klasa IX , çmim inkurajues në konkursin e ese-së në gjuhën angleze më 26.11.2013, Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë.
Krisela Hasanbega
Klasa VIII, çmim inkurajues në konkursin e pikturës më 26.11.2013,Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë.
Gledis Toci
Klasa VI, u vlerësua me çmim inkurajues në konkursin e piktures më 26.11.2013, Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë.
Visar Lazaj
Klasa VII, çmim inkurajues në konkursin e pikturës më 26.11.2013, Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë.

TROFE TE FITUAR NE VITIN SHKOLLOR 2012-2013
SI DHE NE MARATONA E POPUJVE ”NënëTereza” 2011?
Andi Hoxha
VENDI I PARË për shkollat 9-vjecare, “MARATONA E POPUJVE ”, Nënë Tereza 2011.
Algert Sala
Vendi i tretë në disiplinën Kanto, spektakli “Në kërkim të Talenteve”, organizuar nga Akademia e Arteve “ Robert Radoja” 2011.
Klaudia Nuredini
VENDI I TRETË, “KLUBI I MATEMATICIENËVE DHE INFORMATICIENËVË PASKAL” TETOVË, për suksesin e arritur në Olimpiadën XVII gjithëkombëtare të revistës “PLUS” 2012.
Klaudia Nuredini
Vendi i dytë në disiplinën Aktrim, spektakli “Në kërkim të talenteve”, organizuar nga Akademia e Arteve “ Robert Radoja”.
Klaudia Nuredini
Vendi i parë në konkursin “Interpretuesi më i mirë”, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë 2012.
Klaudia Nuredini
Vendi i dytë në konkursin “Recituesi më i mirë”, në gjuhët e huaja (Anglisht), organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë 2012.
Arjola Sako
Vendi i parë në konkursin publicistikë-gazetari për intervistën më të mirë, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë 2012.
Arjola Sako
Vendi i parë në disiplinën Aktrim, spektakli “Në kërkim të talenteve”, organizuar nga Akademia e Arteve “ Robert Radoja”.
Arjola Sako
LEVDATË nga “KLUBI I MATEMATICIENËVE DHE INFORMATICIENËVË PASKAL” TETOVË, për suksesin e arritur në Olimpiadën XVII gjithëkombëtare të revistës “PLUS” 2012.
OrnelaBonaj
Vendi i tretë në disiplinën Aktrim, spektakli “Në kërkim të Talenteve”, organizuar nga Akademia e Arteve “Robert Radoja”.
Elio Brinja
Vendi i tretë në Olimpiadën e matematikës për klasën VI, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “B.Tushi”, Vlorë 2012.