Procesi i regjistrimit
1. Ne datat 29 gusht deri 11 shtator 2017, te gjithe aplikantet, te cilet kane kryer procesin e aplikimit ne raundin e pare dhe jane shpallur fitues, mund te kryejne procesin e regjistrimit me dokumentacion ne sekretarite mesimore te IAL-ve ne programin e studimit ku deshirojne te vazhdojne studimet.
- Periudha 29 gusht deri 11 shtator eshte e ndare ne 7 faza 48-oreshe. Secili aplikant ndjek ecurine e procesit te shpalljes fitues te tij ne njerin apo disa programe studimi nga ato qe ka perzgjedh ur ne formularin e aplikimit.
- Kur ai eshte shpallur fitues, duhet te paraqitet prane IAL-se ku deshiron te regjistrohet, brenda afatit 48-oresh. Nese aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-oresh, ai humbet te drejten e regjistrimit, ne ato programe studimi ku ishte shpallur fitues ne ate faze.
Per ndjekjen e ecurise se procesit te shpalljes se fituesve gjate 7 fazave 48-oreshe MAS dhe QSHA eshte publikuar nje Video ne trajten e Udhezuesit Teknik ne faqen web:
!!! JU LUTEMI TA NDIQNI VIDEON E MESIPERME. ESHTE ME RENDESI !!!
- Procesi i regjistrimeve nga sekretarite mesimore, me dokumentacion dhe online vijon me faza 48-oreshe, ne perputhje me numrin e kuotave te parashikuara per program in perkates te studimit dhe duke respektuar renditjen ne listat e fituesve te raundit te pare.
- Ne rast se pas 9do faze konstatohen kuota te paplotesuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues te rinj te asaj faze. Keta fitues te rinj mund te regjistrohen vetem ne fazen pasardhese. Keto faza vijojne deri ne plotesimin e kuotave dhe perfundojne ne daten 11 shtator 2017.
- Aplikantet fitues duhet te regjistrohen vetem ne nje program studimi, me perjashtim te nxenesve dhe studenteve te shkelqyer. Pas marrjes se dokumentacionit nga aplikanti dhe regjistrimit te tij, sekretaria pasqyron regjistrimin e tij edhe online ne Portalin U-albania. Aplikantet dorezojne personalisht ose nepermjet perfaqesuesit te autorizuar me prokure nga ana e tyre, dokumentacionin e meposhtem:
- dokumentin e identifikimit (karte identiteti ose pasaporte). Ne dosje mbahet vetem fotokopja;
- fotokopjen e noterizuar te diplomes se Matures Shteterore ose te defteses se pjekurise, se bashku me certifikaten e notave ose te nje deftese/diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit dhe te njehsuar ne MAS;
- deklaraten e paraqitur ne shtojcen nr.3, bashkelidhur ketij udhezimi, e cila plotesohet nga aplikanti ne prani te punonjeses se sekretarise mesimore te IAL-se dhe qe nenshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjesja e sekretarise.
7. Sekretarite mesimore mbajne regjister te vecante per dorezimin e dokumentacionit, daten dhe oren e dorezimit, si dhe nenshkrimin e aplikanteve te regjistruar. Pas nenshkrimit ne regjister, nga ana e sekretarise mesimore, ne prani te aplikantit pasqyrohet regjistrimi i tij edhe online ne Portalin U-albania. Ne fund te procedures, nga aplikanti dhe sekretarja firmoset ne dy kopje formulari i printuar nga sistemi, nje prej te cilave i jepet aplikantit.
- Brenda dates 13 shtator 2017, IAL-te percjellin ne QSHA regjistrimet perfundimtare te raund it te pare bashke me kuotat e paplotesuara ne format elektronik dhe ne hardcopy.
- Aplikantet fitues ne nje program studimi, te cilet nuk jane regjistruar sipas afateve te raundit te pare, humbasin te drejten per t’u regjistruar. Ata kane te drejten qe te plotesojne formularin e aplikimit te raundit te dyte.
Procesi i cregjistrimit
- Aplikanti, pasi ka bere regjistrimin me dokumentacion dhe ka nenshkruar ne regjister, ka te drejte te cregjistrohet vetem me date 12 shtator 2017. Ai paraqet nje kerkese per cregjistrim prane sekretarise mesimore te fakultetit ku eshte regjistruar, duke terhequr dokumentet e dorezuara. Nese nuk e kryen kete veprim brenda kesaj date, ai nuk ka te drejte ta ndryshoje programin e studimit per ate vit akademik.
- Sekretarite mesimore, pas cregjistrimit te aplikanteve dhe dorezimit te dokumentacionit, i dergojne QSHA-se, brenda dates 13 shtator, listen e aplikanteve te cregjistruar si dhe pasqyrojne brenda po kesaj date ne portalin U-albania keto lista ne format elektronik.
Procesi i ankimimit
- Aplikantet kane te drejten e ankimimit ne IAL ne datat 29-30 gusht 2017. Brenda 24 oreve nga momenti i paraqitjes se ankesave, IAL-te duhet te shprehen me vendim lidhur me ankimimet. Vendimet e IAL-ve ankimohen ne gjykaten kompetente.
- IAL-te, pas perfundimit te afatit te ankimimit dhe shqyrtimit te ankesave, percjellin zyrtarisht ne QSHA, brenda dates 1 shtator 2017, vendimet lidhur me ankimimet e aplikanteve si dhe pasqyrojne brenda po kesaj date ne portalin U-albania keto vendime ne format elektronik.
- Aplikantet, pavaresisht paraqitjes se ankeses, nese jane shpallur fitues ne nje ose disa programe te tjera studimi, mund te vijojne procedurat e regjistrimit. Nese ankesa e tyre eshte pranuar, ata mund te cregjistrohen nga programi i studimit (nese jane regjistruar) dhe te regjistrohen sipas deshires ne programin e studimit, ne te cilin eshte pranuar ankimimi, vetem me date 12 shtator 2017.