Nje vit i permbyllur suksesshem prej Shkolles “Perles”, e cila edhe ne vitin shkollor 2013-2014, ka vijuar rezultatet pozitive qe e kane shoqeruar kete shkolle qysh prej nisjes se aktivitetit te vet, 15 vjet me pare. Ne prag te nisjes se vitit te ri shkollor 2014-2015,
Drejtori i shkolles, Durim Alushi, ben nje bilanc te arritjeve te shkolles, si per rezultatet e matures shteterore ashtu edhe arritjejt e nxenesve cilesore ne olimpiada dhe aktivetete te tjera kombetare dhe nderkombetare. Ne provimet e Matures shteterore, kjo shkolle, eshte renditur ne me te mirat e vendit, persa i perket ruajtjes se cilesise dhe luftes kunder fiktivitetit. Keta tregues do te jene ne qender te punes sone edhe per vitin e ri shkollor qe pritet te nise, tha me tej drejtori Alushi. Permiresimi i infrastruktures mesimore dhe i bazes materiale, bejne qe kjo shkolle te renditet nder me te mirat edhe persa i perket ambienteve bashkekohore dhe ne fuksion te nje procesi mesimor rezultativ. Per kete vit shkollor, shkolla Perla, vjen edhe me nje laborator informatike te rifreskur, nderkohe qe kompjuteret e meparshem do t’ju dhurohen shkollave puvlike te qytetit, ben keshtu me dije mesuesi i informatikes prane kesaj shkolle, Ilirjan Rexho. Ne Olimpiaden e Informatikes, ne vitin shkollor 2013-2014, nxenesit e shkolles Perla, jane renditur me te miret ne Qarkun e Vlores. Pervec rezultateve te padiskutuara, nxenesit ne shkollen Perla do te gjejne edhe nje klime te mire bashkepunimi, mesues te kualifikuar, konsultime ne te gjitha lendet, ambiente funksionale dhe bashkekohore. Shkolla Perla ka qene dhe do te vijoje te jete mbeshtetese e aktiviteteve qe do te zhvillohen ne qytet dhe ne vecanti e aktiviteteve qe jane planifikuar ne kuader te 70-vjetorit te clirimit te atdheut.