Shkolla “Perla”

Presidenti i Shkolles Jopublike "Perla" - z. Petrit Golemi
Petrit Golemaj Administrator i Shkolles “Perla”

Mesazh i themeluesit të shkollës administratorit z. Petrit Golemaj

Më shtator të vitit 2000 shkolla “Perla” starton rrugëtimin e saj në përgatitjen e brezave me dije dhe  shkencë.Në këtë shtator të parë “Perla” ka përzgjedhur mësuesit më të mirë, me përvojë e nivel të lartë shkencor.

Falenderoj stafin pedagogjik, ndër vite, të shkollës “Perla” për punën e palodhur, përkushtimin dhe shkallën e lartë të  përgjegjshmërisë në edukimin me efikasitet të nxënësve.

U jam mirënjohës dhe vlerësoj zgjedhjen e prindërve, të cilët
besojnë në punën tonë për edukimin shkencor e qytetar të fëmijëve të tyre,
besim të cilin e kemi justifikuar me arritje viti pas viti.

Shkolla “PERLA” për 19 vite rresht dallohet
jo vetëm në cilënë e mësimdhënies por edhe në përfaqësimin dinjitoz në
Olimpiadat shkencore në shkallë Qarku, Kombëtar e ndërkombëtar, në të cilat
kemi qënë fitues çdo vit.Nxënësit  e
talentuar të shkollës sonë vlerësuar gjithsej me 362 vende të para e të dyta, tituj e trofe duke i  dhënë shkollës “Perla” një dimension
mbarëkombëtar.

Me këta nxënës pasionant të shkencave(
matematikë, fizikë, biologji, kimi,letërsi ,informatikë gjeografi, histori, )
kanë punuar me  përkushtim të madh  mësuesit e talentuar si:

Ajet Seferi,Telha Shehu,Ildize Alushi,Engjëll
Hasimi,Astrit Denaj, Astrit Gjoka, Elisabeta Skrami, Ezmeralda Kënga,Agron
Shehu.

Shkolla “PERLA”  është vlerë e  shtuar e qytetit të Vlorës dhe Shqipërisë.

Mirëse të vini tek NE, të dashur nxënës këtu do të  projektoni të ardhmen dhe suksein e dëshiruar.