Aleksandër Arvizu, ishte të premten i pranishëm në ceremoninë e përurimit të mjediseve të rikonstruktuara të Këndit Amerikan, në Bibliotekën Publike “Sheqvet Musaraj”, në qytetin e Vlorës ku zhvilloi edhe një bashkëbisedim me të rinj e të reja, nxënës të shkollës jopublike “Perla”.
Në fjalën e tij për të pranishmit, Arvizu theksoi se, “së bashku me vullnetarët e Korpusit të Paqes, Këndet Amerikane janë mënyra më efektive e ndërveprimit me njerëzit, pasi aty njerëzit mund të ndihen si në shtëpi, ata mund të ndihen komodë për të mësuar, ku mund të shfletojnë libra në anglisht, të mësojnë gjuhën angleze etj”.

“Ne shpresojmë që sa më shumë nxënës e studentë ta frekuentojnë atë, që ata të mësojnë sa më shumë për historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Arvizu.
Ai tha se, Këndi Amerikan në bibliotekën e Vlorës, është një prej 3 mjediseve të tilla në shkallë vendi, krahas atyre që funksionojnë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe në Kukës. Arvizu vuri në dukje se, projekti për rikonstruksionin dhe modernizimin e Këndit Amerikan, krijon kushte më komode për të gjithë ata që janë të interesuar për ta vizituar atë dhe për të mësuar aty, duke shfrytëzuar librat dhe teknologjinë e informacionit që është instaluar.
Drejtori i Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj”, Çlirim Hoxha, falenderoi Ambasadorin Arvizu dhe SHBA për financimin e këtij projekti, që, sipas tij, reflekton kujdesin dhe gatishmërinë e popullit amerikan për shqiptarët dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Në këtë ceremoni, Ambasadori Aleksandër Arvizu, u dorëzoi çertifikatë vlerësimi zonjës Liljana Gjika, ish drejtuese e Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj”, për kontributin e saj në çeljen dhe funksionimin e Këndit Amerikan, si dhe të riut Idlir Dervishaj, që realizoi projektin e rikonstruksionit dhe modernizimit të Këndit Amerikan.
Më pas, ai zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj dhe të reja, nxënës të shkollës së mesme jopublike “Perla”, ku u trajtuan çështje që lidhen me rolin dhe ndikimin që ka brezi i ri në komunitet.
Këndi Amerikan në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj< në qytetin e Vlorës, ka një fond prej rreth 2000 titujsh, libra dhe revista në gjuhën angleze, të cilët përfaqësojnë një spektër të gjerë gjinish, enciklopedi, vepra të letërsisë etj.
Projekti i modernizimit, krahas krijimit të hapësirave të gjera mundësoi edhe futjen e standardeve bashkëkohore në studimit e përvetësimit, përmes digitalizimit etj – See more at: http://www.shqiptarja.com/Lajme%20Shkurt/2749/vlor—arvizu-merr-pjes–n–p-rurimin-e-mjediseve-t–rikonstruktuara-t–k-ndit-amerikan-248052.html#sthash.SnGi4VKm.dpuf