Për të gjithë maturantët / kandidatët që do të aplikojnë për formularin A2 pranë shkollës jopublike “Perla” sqarojmë se:
VINI RE!!!
APLIKIMI DO TE KRYHET VETEM NE MJEDISET E SHKOLLES, PRANE LABORATORIT TE TIK, NEN ASISTENCEN E MESUESVE TE NGARKUAR ME KETE DETYRE.
NUK MBAJME ASNJE PERGJEGJESI PER APLIKIME TE KRYERA ( ME PERZGJEDHJE TE GABUARA) NGA MJEDISE TE TJERA, PERVEC SHKOLLES.
Orari i aplikimit për formularin A2 është si më poshtë:
Datë 10.08.2014 ora 800-930 klasa 12 A
Datë 10.08.2014 ora 930-1030 klasa 12 B
Datë 10.08.2014 ora 1030-1130 klasa 12 C
Datë 10.08.2014 ora 1130-1230 klasa 12 D
Datë 10.08.2014 ora 1230-1330 klasa 12 E
Datë 10.08.2014 ora 1330-1400 nxënës të mbetur pa aplikuar gjatë kohës së mësipërme.
JU KUJTOJME SE : Përcaktimi i fituesve ndërmjet maturantëve/kandidatëve për studime universitare të ciklit të parë, në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP), sipas parimit Meritë – Preferencë, bëhet si më poshtë vijon:
- Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje) dhe për programe studimi të caktuara, edhe sipas rezultateve të arritura në konkurs.
- Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet jo më shumë se 10 preferencave të zgjedhura prej tyre.
Lexo me KUJDES!!! Shume e rendesishme
Mund të arrini nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura, por sistemi të shpall atë fitues në preferencën më të lartë (të sipërme) të shprehur nga ju. Kjo është arsyeja që në plotësimin e formularit A2 është shumë e rëndësishme jo vetëm përzgjedhja e programeve të studimit (preferencat), por dhe renditja e tyre.
Ju kujtojmë se ndër kriteret kryesore të përzgjedhjes së preferencave janë si më poshte:
- Lexo me KUJDES!!!Maturanti/kandidati duhet të bëjë kujdes jo vetëm në përzgjedhjen e jo më shumë se 10 preferenca, por një element mjaft i rëndësishëm është dhe renditja e tyre sipas shkallës së plotësimit të dëshirës personale për ndjekjen e studimeve të larta.
- Lexo me KUJDES!!! Nxenesit duhet ti zgjedhin domosdoshmerisht te 10 (dhjete) preferencat e tyre. Kjo do te rrite shkallen e sigurise se fitimit te te drejtes se studimit nga ana e tyre.
- Lexo me KUJDES!!! Kriteri i vetëm që e shpall një maturant/kandidat fitues në një degë është kriteri i Meritës, pra sasia e pikëve të grumbulluara në një program studimi të përzgjedhur. Preferenca është kriter kualifikues brenda përbrenda përzgjedhjeve të një maturanti/kandidat. Kjo do të thotë që nëse maturanti X kapërcen pikët e fituesit të fundit në disa programe studimi të përzgjedhura nga ana e tij, sistemi e shpall fitues në preferencën më të lartë të këtij grupi preferencash. E thënë ndryshe një fitues i një programi studimi mund ta ketë rreshtuar si preferencë të dhjetë atë program, por ai fiton ndaj një maturanti tjetër që e ka preferencë të parë, për faktin se ka grumbulluar më shumë pikë.
- Lexo me KUJDES!!! Maturantët/kandidatët që marrin pjesë në konkurse pranimi, që të rrisin mundësinë e fitimit të atij programi duhet ta vendosin si prioritet të parë.
2. Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, programi i studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë gjatë periudhës 01.09.2014 deri 05.09.2014, sipas datave të përcaktuara në udhëzimin e MAS për zhvillimin e konkurseve. Vëmë në dukje se konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”) zhvillohet për njohuritë në gjuhën angleze si dhe intervistë nga kompania që mbështet praktikën profesionale të kandidatit.Për këto programe studimi në procesin e llogaritjes së pikëve merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit.