Matura shteterore

9aNë shkollën “Perla“ Këshillimi i karierrës, është një etapë e rëndësishme dhe vendimtare, për të realizuar arritjen e preferencës së parë dhe për të vazhduar më tej studimet universitare.

Drejtoria e shkollës në bashkëpunim me mësuesit kujdestar trajnon nxënësit të bëjnë zgjedhjen e duhur të lëndëve me zgjedhje, duke u bazuar te koeficienti që vendosin universitetet për këto lëndë.

Rezultatet e Matures Shtetërore kanë qenë të larta, krahasuar me shkollat e tjera te qytetit të Vlorës si dhe në shkallë vendi.

Keshillimi i karrierës eshtë punuar me material informues, që informon nxënësin për disa fakultete të universitetit, kurrikulën e tyre, sidomos fakultetit të mjeksisë, informatikës, arkitekturës, inxhinierisë etj.

Mësuesit kujdestarë punojnë me klasat e tyre këto materiale udhëzuese:

1. Koeficentët e lëndëve me zgjedhje sipas fakulteteve.

2. Pikët e fituesve të fundit.

3. Numrin e nxënësve që kanë fituar në preferencë e parë.

4. Formulën e llogaritjes së pikëve.

5. Parashikim për fakultetet që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet e larta.

6. Orientim të saktë për dy lëndët me zgjedhje të detyruar që duhet t’i japë provim në MSH.

Drejtoria planifikon konsultime për lëndët me zgjedhje që në muajt e parë të vitit shkollor: shtator , tetor dhe vijon gjatë gjthë vitit. Kjo metodë synon të lehtësojë nxënësin, që të mos ngarkohet vetëm në muajin e fundit.