Në vend të prologut!

Logo e shkolles PerlaTë njohësh jetën e një shkolle duhen shumë vite. Kur njeh zanafillën e saj, fëmijërinë, pjekurinë, shpreson dhe beson shumë te ajo shkollë. Në 15 vitet e ekzistencës së saj, Shkolla Jopublike Perla, ka patur dhe ka mision, ofrimin e nje sherbimi cilesor arsimor, edukimin si dhe gjithçka që vjen për të mirën e Njeriut- nxënës, mësues, qytetar!

SYNIMI KRYESOR I SHKOLLES

I.  Ruajtja e nivelit shkencor te nxenesve te shkolles ne perqindje dhe cilesine e vitit te kaluar shkollor.

II. Arritja e rezultateve shume te larta ne takimet lokale, olimpiada, konkurse dhe veprimtari te tjera.

Keto synime do te realizohen nepermjet ketyre objektivave:

Forcim i metejshem i besimit te komunitetit te shkolla dhe mesuesit tane.

  1. Forcimi i marredhenieve te respektit mesues-nxenes.
  2. Seriozitet dhe profesionalizem ne oren e mesimit.
  3. Forcimi i punes me nivele ne mesim dhe konsultime.
  4. Zhvillimi sistematik dhe serioz i konsultimeve.
  5. Pune e diferencuar me nxenesit e talentuar ne konkurse dhe olimpiada.

Forcimi i marredhenieve me prinderit e nxenesve

  1. Nepermjet kontaktit te vazhdueshem me prinderit te punohet per zgjidhjen e problemeve edukative, orarit te pergatitjes se mesimeve dhe frekuentimit sistematik. Çdo mungese te justifikohet nga prinderit (Te punohet per librin personal te mungesave te nxenesve).
  2. Bisede te vazhdueshme te psikologut me mesuesit dhe prinderit per permiresimin e komunikimit me nxenes e mesues.

Te sigurohet pjesemarrja sa me e larte (100%) e nxenesve ne oren e mesimit.

  1. Duke e nxitur nxenesin ne pune te pavarur individuale.
  2. Duke e nxitur nxenesin ne punen ne grup.
  3. Duke perdorur sa me shume mjete didaktike nga mesuesit dhe nxenesit.

Rizgjimi dhe rikthimi i pasionit per misionin e mesuesit qe do te arrihet:

  1. Me nje pune te perbashket midis mesuesve, drejtuesve, Drejtorise Arsimore dhe psikologut te shkolles.
  2. Rritja e autoritetit, dinjitetit, ngritjes profesionale dhe nxitjes se aftesise se mesuesit.
  3. Permiresimi i vazhdueshem i cilesise se drejtimit te shkolles.