Shkolla e Mesme e Përgjithshme jopublike „ PERLA“ u liçensua nga M.A.SH
me URDHER Nr. 166, dt 18.05.2000. Nr. 2054 Prot. Në zbatim të Nenit 44 të Ligjit Nr.70952, dt 21.06.1995, për sistemin arsimor parauniversitar. Administrator Pertit Golemaj. Drejtues didaktik Luftar Runa.
Ndryshuar me URDHER Nr. 175/1,datë 16/06/2005 Nr. 4087/11Prot.
Më shtator të vitit 2000 shiritin e përurimit e preu z. Bardhyl Golemi ish zv/ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Akademik dhe Personalitet i shquar i arsimit dhe shkencës shqiptare, Nderi i Qarkut Vlorë.
Bardhyl Golemi Akademik dhe Personalitet i shquar i arsimit dhe shkencës shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh – Le të nis sot udhëtimin e saj kjo shkollë si një perlë në qytetin tonë, ju uroj SUKSESE! nxënësve që ulen për herë të parë sot në bangat e kësaj shkolle me një dëshirë të zjartë për të studjuar e arsimuar. SUKSESE stafit pedagogjik në misionin e bukur por dhe të vështirë në edukimin e fëmijëve vlonjat.