1. Të shfaqë lirisht mendimin e tij, me goje, me shkrim, publikisht, për probleme që e shqetësojnë atë, klasën e tij, apo shkollën.
2. Të mbrohet nga dhuna fizike e psikologjike e t’i respektohet dinjiteti.
3. Të njohë Konventën e të Drejtave të Fëmijëve dhe të kërkojë respektimin e saj prej të tjerëve.
4. Të zgjedhë apo të zgjidhet në senatin e klasës.
5. Të marrë pjesë në mbledhjet e ndryshme të klasës, shkollës.
6. Të marrë pjesë në veprimtaritë kulturore-sportive që zhvillon klasa ose shkolla.
7. Të ankohet në drejtorinë e shkollës kur e gjykon që ka të drejtë.
8. Në raste të veçanta të marrë leje nëpërmjet prindit tek mësuesi kujdestar.
9. Të marrë nga mësuesi punimet e tij me shkrim per t’i studiuar e reflektuar mbi to.
10. Të kërkojë dhe të marrë dokumentin përkatës për mbarimin e klasës, shkollës, apo kur largohet në shkollë tjetër.
DREJTORI PRESIDENTI
Leka Skendaj Petrit Golemaj