VIZIONI YNE
ARSIMOJME FEMIJET TANE, ATA JANE E ARDHMJA DHE DINJITETI I SHQIPERISE
SYNYMI YNE
- Të përgatisim nxënës me nivel të lartë shkencor-bashkëkohor.
- T’u japim nxënësve dije të qëndrueshme, formim qytetar e vizion europian.
- Të motivojmë të talentuarit, të shkëlqyerit në çdo lëndë e fushë.
- Të nxisim te nxënësit të mësuarit aktiv e logjik.
- Të menduarit në mënyrë të pavarur dhe krijuese.
- Kulturën e të studiuarit në mënyrë sistematike.
- Logjikën afatgjatë dhe planifikimin me përgjegjshmëri të së ardhmes.
- Të zhvillojnë aftësinë e punës individuale dhe bashkëpunimit në grup.
- Të zhvillojnë kulturën
- qytetare e përgjegjshmërinë publike.
SHKOLLA “PERLA” OFRON:
- Metoda moderne të mësimdhënies duke përzgjedhur vit pas viti mësues me eksperiencë.
- Mjedise mësimore të bollshme e plot dritë.
- Bazë materiale didaktike në ndihmë të orës së mësimit për çdo lëndë, e cila rinovohet e pasurohet vazhdimisht.
- Laboratorë të kompletuar për zhvillimin e orës së mësimit në mënyrë konkrete, ku përdoret edhe teknologjia digjitale.
- Punë konkrete për futjen e metodave bashkëkohore të mësimdhënies interaktive.
- Mjedise sportive të hapura e të mbyllura për zhvillimin e shprehive e shkathtësive sportive, si edhe argëtimin e fëmijëve.
- Veprimtari me karakter social-kulturor, si dhe njohje të vendeve të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë.
- Veprimtari të ndryshme për nxitjen e dashurisë ndaj librit si mjet kryesor për zhvillimin e kapacitetit intelektual.
- Veprimtari në gara sportive të disiplinave të ndryshme që organizon shkolla, por edhe në bashkëpunim me D.A.R/ ZA Vlorë, M.A.S, etj.
Ju pergezoj dhe ju uroj suksese!